Mbyllet gara për rektor të Universitetit të Malit të Zi: Irena Orović, e vetmja kandidate
Është mbyllur gara për rektor të Universitetit të Malit të Zi dhe, sipas burimeve të portalit Vijesti, deri tani kandidatja e vetme për të drejtuar këtë institucion shtetëror të arsimit të lartë është Irena Orović.
Orović është profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Elektroteknikës dhe aktualisht mban detyrën e prorektores së Universitetit të Malit të Zi.
Konkursi për rektor u mbyll dje, më 23 shtator 2026, megjithatë ende priten të mbërrijnë aplikimet e dërguara me postë. Për këtë arsye, lista përfundimtare e kandidatëve nuk është ende zyrtare.
Zgjedhja e rektorit të Universitetit të Malit të Zi ka qenë prej kohësh një çështje e kontestuar. Qendra për Arsimim Qytetar (CGO) deklaroi më 26 gusht 2026 se zgjedhja e rektorit duhet të jetë çështje e përgjegjësisë akademike dhe transparencës, e jo e interesave jo-akademike. Kjo organizatë ka argumentuar prej kohësh se rektori duhet të zgjidhet nga Senati, dhe jo nga Këshilli Drejtues.
Burimi: Vijesti / Borba.me



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.