Aksident i rëndë zinxhiror pranë Pribojit: dy makina përfunduan në kanal, e treta u shtyp si kanaçe
Tre makina u përfshinë në një aksident të rëndë zinxhiror sonte pranë Pribojit në Serbi. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulanca.
Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur sonte pranë Pribojit, në Serbi, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas raportimeve të mediave serbe, përplasja ka qenë e fuqishme: dy nga makinat kanë përfunduar në kanalin anës rrugës, njëra mbi tjetrën, të shtypura nga forca e goditjes, ndërsa makina e tretë është shkatërruar plotësisht dhe ka mbetur në asfalt, e shtypur si kanaçe.
Xhama dhe pjesë makinash janë shpërndarë në të gjithë rrugën, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të mëdha materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulanca. Deri tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa detaje të tjera pritet të jepen nga autoritetet.
Burimi: Blic/Nova.rs



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.