McCartney: Lashë kanabisin për nipërit
Sër Paul McCartney thotë se prej disa kohësh nuk tymos më kanabis, pasi nuk dëshiron të japë shembull të keq për nipërit e tij.
Ish-pjesëtari i Beattles, sot 72 vjeç, i cili ka pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, thotë se për herë të fundit ai ka tymosur “shumë kohë më parë” dhe tani preferon një gotë vere apo një Margarita.
“Nuk e bëj më këtë gjë. Pse? E vërteta është se nuk dua të japë shembull për fëmijët dhe nipërit. Është çështje prindërimi. Dhe më parë, kur endesha rrugëve të Londrës, e mbaja larg syve të fëmijëve të mi”, ka thënë ai për “Daily Mirror”.
Sër Paul ka tymosur kanabis për herë të parë në gusht të 1964-s, kur ia ofroi Bob Dylan. Në janar të vitit 1980 ai u arrestua në Japoni, pasi policët i gjetën 225 gramë marijuanë në bagazhet e tij. Paul kaloi 10 net në një burg të Japonisë, para se të lirohej e të deportohej.