Politika

Më 30 korrik mblidhet këshilli bashkiak i Tiranës

Të enjten më datë 30 korrik pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Keshillit Bashkiak të bashkinsë së Tiranës dhe Erion Veliaj të marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim më 23 korrik për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë dhe qarkut të Tiranës. Të gjitha subjektet politike janë njoftuar nëpërmjet një letre dërguar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak për të dërguar përfaqësuesit e tyre në këtë mbledhje, që sipas ligjit për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, është e drejtë e Sekretarit të Këshillit të Bashkisë ta thërrasë.

Në këtë mbledhje të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Këshillin Bashkiak të Tiranës bëjnë betimin se do të ndërmarrin vendime në shërbim të interesave të qytetarëve.

Pas betimit, anëtarët e rinj të keshillit për mandatin 2015-2019 votojnë për të zgjedhur kryetarin e Këshilit Bashkiak, që në këtë rast i takon Partisë Socialsite, e cila ka shumicën në këshill.

Ndarja brenda koalicionit të ASHE-së është si vijon: Partia Socialiste do të ketë 25 anëtarë, LSI 13, PDIU 3 dhe FRD 1 anëtarë. Ndërsa opozita në Këshill Bashkiak do të përfaqësohet nga 17 këshilltarë dhe aleatët e saj LZhK dhe PR me nga 1 këshilltar.

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës kryetari i zgjedhur Erion Veliaj pritet të shkojë të bëjë betimin para këshilltarëve të rinj  dhe menjëherë pas betimit ai konsiderohet kryetar i ri i bashkisë së Tiranës dhe merr zyrtarisht të drejtën për të ushtruar këtë detyrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button