Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 23 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
₿ CRYPTO
BTC $74,709 ▼ -3.62% ETH $2,031 ▼ -4.72% XRP $1.3166 ▼ -3.75% SOL $82.0500 ▼ -6.05%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
23 May 2026
Breaking
Ekonomia

Me anëtarësimin në BE, siguracioni i makinave ndryshon totalisht (Çfarë duhet të dini)

Me anëtarësimin në Bashkimin Europian, sistemi i sigurimit të detyrueshëm të makinave në Shqipëri pritet të pësojë ndryshime të thella, si në nivelin e mbulimit ashtu edhe në mënyrën e funksionimit të tregut.

Së pari, rriten ndjeshëm kufijtë e përgjegjësisë së sigurimit. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimit do të detyrohen të paguajnë shuma shumë më të larta në rast aksidenti, duke arritur deri në 6.45 milionë euro për një ngjarje dhe 1.3 milionë euro për çdo person të dëmtuar. Këto nivele janë shumë më të larta se ato aktuale në Shqipëri dhe sjellin një standard të ri mbrojtjeje për qytetarët.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është zgjerimi i mbulimit gjeografik. Aktualisht sigurimi TPL mbulon kryesisht territorin e Shqipërisë dhe funksionon edhe përmes sistemit të Kartonit Jeshil jashtë vendit. Pas anëtarësimit në BE, ky sigurim do të vlejë automatikisht në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, duke e bërë më të gjerë dhe më të kushtueshëm mbulimin e rrezikut.

Pikërisht për shkak të rritjes së përgjegjësive dhe zgjerimit të territorit të mbulimit, pritet që edhe çmimi i sigurimit të detyrueshëm të rritet ndjeshëm në të ardhmen.

Ligji i ri parashikon gjithashtu një periudhë tranzitore, ku kufijtë e dëmshpërblimit do të rriten gradualisht. Kjo bëhet për të shmangur një rritje të menjëhershme të kostove dhe për t’i dhënë tregut kohë të përshtatet me standardet e reja europiane.

Një tjetër ndryshim thelbësor lidhet me mënyrën e përcaktimit të çmimeve të sigurimit. Pas hyrjes në BE, kompanitë e sigurimit do të kenë më shumë autonomi për të vendosur vetë primet, duke u bazuar në metoda aktuariale dhe faktorë rreziku.

Në këtë vlerësim do të merren parasysh elementë si historiku i dëmeve, mosha dhe përvoja e drejtuesit, fuqia e motorit, si dhe përdorimi i mjetit.

Në të njëjtën kohë, do të forcohet transparenca në treg. Konsumatorët do të kenë mundësi të krahasojnë më lehtë çmimet dhe mbulimet mes kompanive përmes platformave të posaçme, ndërsa kontratat e sigurimit do të mund të lidhen edhe në mënyrë digjitale, pa pasur nevojë për procedura tradicionale në sportele.

Reforma përfshin edhe ndryshime në mënyrën e trajtimit të dëmeve, me afate më të qarta dhe detyrime më të rrepta për kompanitë e sigurimit në lidhje me pagesat e dëmshpërblimeve. Në rast vonesash, parashikohen edhe penalitete financiare për siguruesit.

Në përgjithësi, ky proces synon përafrimin e plotë të tregut shqiptar të sigurimeve me atë të Bashkimit Europian. Kjo sjell standarde më të larta mbrojtjeje për qytetarët, por njëkohësisht pritet të ndikojë edhe në rritjen e kostos së sigurimit të detyrueshëm të mjeteve në të ardhmen.

/Marrë nga Monitor

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.