☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.68 ▼0.93%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,096 ▼ -5.47% ETH $2,236 ▼ -7.64% XRP $1.1969 ▼ -9.39% SOL $90.0700 ▼ -7.09%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Seria A

Me apo pa Champions, i pashmangshëm “revolucioni” te Milani. Ja sa rrezikon secili prej drejtuesve aktualë

Pavarësisht nëse kualifikohet apo jo në Champions League, te Milani pritet një revolucion i madh. Të hënën, pak orë pas ndeshjes me Cagliarin, që do të vendosë pjesëmarrjen në kompeticionin europian, në “Casa Milan” do të hapet një kapitull i ri. Sipas planit aktual, nuk parashikohet më prania e Giorgio Furlanit, i cili pritet të largohet si CEO, dhe tashmë ka nisur kërkimi për një administrator të ri të deleguar.

Procesi po ndiqet nga Massimo Calvelli, anëtar i bordit drejtues dhe krahu i djathtë i Gerry Cardinale, i cili do të ketë detyrën të zgjedhë pasardhësin. Në listë janë disa emra, përfshirë Carnevalin e Sassuolos, por nuk përjashtohen edhe profile të huaja. Ndërkohë, Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimovic janë në dyshim. Shqiptari rrezikon largimin pas vetëm një viti si drejtor sportiv, ndërsa Ibra, si këshilltar i pronësisë, pritet të ketë rol më të kufizuar.

Sa i përket Massimiliano Allegrit, kualifikimi në Champions do ta forconte pozicionin e tij dhe do të aktivizonte rinovimin automatik, por e ardhmja mbetet e pasigurt, edhe për shkak të mundësisë për drejtimin e kombëtares italiane dhe kërkesës për garanci në merkato. Të gjitha vendimet do të nisin pas së hënës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.