Me kë janë dashuruar Gigi dhe Bella Hadid
Stresi më i madh që kemi për festat e fundvitit është se mund të marrim ndonjë kile më shumë, si nga ëmbëlsirat dhe gatimet e tjera tradicionale.
Do të fillojmë të mendojmë një dietë për të humbur peshë që të na bëjnë sërish veshjet
Dhe ja ku vijnë së bashku Gigi dhe Bella Hadid. Thonë se supërmodelet nuk hanë, por këto dy motra seksi e kanë hedhur nga dritarja këtë mit, teksa postojnë foto në rrjetet sociale që ato jo vetëm hanë e pinë, po nuk janë ndjerë kurrë më parë kaq të fuqishme.
E!Online thotë se sipas Snapchat, në 24 orët e kaluara Gigi dhe Bella kanë ngrënë dy pjata plot me proshutë, vezë të zjera, lëng portokalli, dhe një kanistër me bukë dhe briosh.
Por nëse mendoni se kjo mund të ketë qënë një ditë pushimi nga dieta e tyre, e keni gabim. Të dyja vajzat shkruajnë shpesh në rrjetet sociale dashurinë e tyre për ushqimin. Vetëm pak ditë më parë Bella ka postuar mbi zemërimin e saj se në aeroporte nuk shiten Hot Cheetos.