Europa

Me thirrjet “Allahu Akbar” një person plagos 11 kalimtarë

Një drejtues automjeti, me probleme mendore, është nisur me shumë shpejtësi në drejtim të kalimtarëve duke thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) dhe duke shkaktuar 11 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, bëri të ditur një burim pranë hetimit.

france-te-plagosur“Personi, lindur në vitin 1974, një i çekulibruar mendor ishte trajtuar në një spital psikiatrik”, deklaroi burimi.

”Personi u arrestua nga policia pas plagosjes  së lehtë të nëntë personave, ndërkohë që dy të tjerë kanë marrë dëmtime serioze,  por jeta e tyre nuk është në rrezik”, konfirmoi një burim policor.

Ky sulm ndodhi pas një sulmi të mëparshëm në komisariatin e qytetit Tours, në pjesën qendrore të vendit ku një person kishte plagosur me thikë tre policë duke thirrur ”Allahu Akbar” para se të vritej nga forcat e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button