Bota

“Me vendimin e Trumpit përfundon roli i Washingtonit në procesin politik”

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Urejkat, tha se me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit ka përfunduar roli i Washingtonit në procesin politik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urejkat në një deklaratë me shkrim tha se një ndërmjetës i cili dikton vendimin për të ardhmen e Jerusalemit, në Këshill merr vendim për ndërprerjen e ndihmave për popullin palestinez dhe mbyll zyrat e OÇP-së, nuk mund të flasë për vetëpërmbajtjen dhe procesin e paqes.

“Me këtë vendim të Trumpit përfundon roli i Washingtonit në procesin politik”, tha Urejkat.

Ai thotë se praktikat e SHBA-ve për Izraelin, janë “më të tepërta se Izraeli” dhe se me këtë mënyrë të ndjekur janë tejkaluar edhe vijat e kuqe.

Më tej Urejkat nënvizoi se presidenti amerikan Donald Trump ka sjellë një dinamizëm të ri për grupet ekstremiste në rajon dhe se ka shkatërruar palët e moderuara ashtu siç nuk ka bërë askush më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i OÇP-së tha se Trump ka eliminuar edhe mundësinë e zgjidhjes me dy shtete.

“Vendimi për të ardhmen e Jerusalemit përcaktohet nga populli i Palestinës, e jo me deklaratat e presidentit të SHBA-ve. Ne si qeveri dhe populli i Palestinës nuk e pranojnë këtë deklaratë të Trumpit”, tha ai

Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button