⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,678 ▲1.44%
DOW 53,102 ▲2.54%
NASDAQ 25,788 ▲1.64%
NAFTA 93.83 ▼2.35%
ARI 4,048 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,283 ▲ +3.19% ETH $2,424 ▲ +5.27% XRP $1.3165 ▲ +2.72% SOL $96.5300 ▲ +2.87%
S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,102 ▲2.54 % NASDAQ 25,788 ▲1.64 % NAFTA 93.83 ▼2.35 % ARI 4,048 ▲2.73 % S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,102 ▲2.54 % NASDAQ 25,788 ▲1.64 % NAFTA 93.83 ▼2.35 % ARI 4,048 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Meçe: Protesta drejtohet nga një strukturë jashtë Shqipërisë që synon të godasë turizmin

Analisti Arben Meçe thotë se dirigjenti i protestës, është një strukturë që ndodhet jashtë vendit, që nuk e do zhvillimin turistik të Shqipërisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se 4 qendra, dy në Shqipëri e dy jashtë saj, po shpërndajnë dezinformim.

Meçe shtoi se është synuar bllokimi i investimeve strategjike dhe destabilizimi në vend.

“Në fakt, teza ime nuk ka qenë tezë e hedhur për konsum, ka qenë e bazuar në prova dhe deduksione. Prej kohësh kam thënë që një nga elementët më kryesorë të kësaj proteste, është rrjeti social, manipulimi i rrjetit social. Nga ndjekja e IP të llogarive, janë 4 qendra që shpërndajnë këtë skemë, ishin identifikuar pasi ndiqen në mënyrë operative dhe me teknikë. Janë 4 qendra. Dy janë në Shqipëri, dy janë jashtë Shqipërisë, shpërndajnë burim të tmerrshëm dezinformimi.

Nëse hap celularin, qytetari bombardohet me disa qëndrime, me të cilat po manipulohet kjo protestë. Kjo protestë ka pasur një dirigjent, është ajo struktura funksionale që nuk ndodhet në Shqipëri, por është e aftë mobilizojë strukturat dhe burimet brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe të kapë egon e partive opozitare për të ardhur në pushtet. Dita e parë dhe e dytë ishte një reagim i shkëlqyer qytetar.

Kjo protestë manipuloi një opinion të gjerë qytetar, nuk e kam trajtuar dy ditët e parë. Synimi i parë, ishte të bllokonte me vendimarrje të BE investimet strategjike në Shqipëri. Pjesë e kësaj ishte ai libri, që u bë në fazë të dytë, objekt goditjeje. Gjithë lëvizja shpërtheu pas atij libri. Në PE arritën të futen, ditën që po bëhej rezoluta për Shqipërinë, dy amendamente. Amendamenti i parë, që do bllokoheshin investimet në Shqipëri.

Në Shqipëri nuk u prezantua rezoluta, por u tha se ishin dy amendemante të tmerrshme për Shqipërinë. E dyta, partitë politike që janë në opozitë, kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Synimi i dytë ishte kjo, për destabilizim. Të dyja dështuan. Pse vazhdon protesta? Të shkatërrohet zhvillimi turistik i Shqipërisë. Të gjithë operatorët e Vlorës dhe Sarandës flasin për rënie të prenotimeve”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.