Media greke: Rama, nacionalist i rrezikshëm, mund të sjellë trazira në rajon
“Nacionalist të rrezikshëm që mund të sjellë trazira në rajon”, e ka quajtur gazeta greke “To Vima” kryeministrin Edi Rama në një artikull të publikuar një ditë më parë.
Sipas saj, Rama etiketohet nga politikan modernizues në respekt të standardeve perëndimore në deklarata që bien desh me keto standarde.
“Ai qe u bë kryeministër me fjalet e bukura për “paqe”, “stabilitetin” dhe “drejtësisë sociale”, tashme ka ndryshuar”- shkruan gazeta.
“Shqiptarët besuan dhe votuan për atë me shpresë për një jetë më të mirë. ‘Time’, nxitoi të deklarojë per te si një “Europian i Vitit”. Rama tashme po luaj karten e rrezikshme te Shqipërisë së Madhe”- shkruan gazeta.
Sipas gazetes, Rama ndezi ‘zjarret e nacionalizmit ne Ballkan’ pas ndeshjes “Shqiperi-Serbi’, duke sjelle ne kujtesë edhe postimin e nje fotografi të “Shqipërise së Madhe’ në profilin e tij në Facebook.
Më tej përshkruhet edhe vizita e presidentit turk Erdogan në Tiranë, e cila sipas ‘To Vima’ ka inkurajuar shqiptarët për bashkim. Madje, shton më tej gazeta se sipas myslimaneve “bashkimi i shqiptarëve është vullnet i Allahut’.