☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▲ +1.28% ETH $2,108 ▲ +1.45% XRP $1.4087 ▲ +0.95% SOL $88.2700 ▲ +1.03%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Media në grevë 24-orëshe

Punonjësit e sektorit të medias në Greqi filluan sot një grevë 24-orëshe kundër ndryshimeve të qeverisë në politikat e sigurisë sociale.

Greva e organizuar me kërkesë të Federatës së Gazetarëve grekë (POESY) filloi sot në orën 06:00 dhe kanalet televizive shtetërorë dhe private, agjencitë e lajmeve dhe radiot ndërprenë transmetimin e lajmeve.

Nesër nuk do të ketë gazeta sepse punonjësit e shtypit nuk kanë punuar.

Ndryshimet dhe taksat shtesë që qeveria ka planifikuar po shkaktojnë reagime të forta në të gjitha shtresat e shoqërisë greke.

Për të protestuar mbi projektligjin, që është përgatitur nga Ministria greke e Punës, avokatët, noterët, punonjësit e sektorit shëndetësor, punonjësit e porteve do të rifillojnë greva, ndërsa fermerët me traktorët e tyre vazhdojnë bllokimin e rrugëve të qyteteve.

Qeveria greke ka deklaruar se të ardhurat e institucioneve të sigurimeve shoqërore nuk janë në gjendje të paguajnë pensionet dhe se mosmarrëveshjet kundër ligjit të ri të sigurimeve shoqërore të zgjidhen përmes dialogut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.