Maqedonia

Mediat: Policia maqedonase ka cënuar territorin grek, Shkupi e përgënjeshtron

Mediat greke kanë raportuar se gjatë ndërhyrjes së djeshme të Policisë së Maqedonisë për parandalimin e hyrjes ilegale të refugjatëve, forcat e sigurimit të Maqedonisë duke i ndjekur refugjatët kanë hyrë në territorin e Greqisë.

Në lidhje me këtë çështje, qëndrimi zyrtar i Greqisë është që nuk ka pasur shkelje të kufirit nga ana e Policisë së Maqedonisë. Ministri grek për Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, ka sqaruar se Policia e Maqedonisë, ka qenë në territorin e Maqedonisë.

Sot, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka dalë me qëndrim zyrtar, duke i hedhur poshtë si të pavërteta të gjitha informatat e mediave të caktuara greke që kanë shkruajtur se Policia e Maqedonisë ka shkelur në territorin e Greqisë.

Kurse sot, situata në kufirin Maqedoni – ­Greqi është më e qetë, pas tentativa të djeshme të refugjatëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë, të cilët ndodhen në kampin në Idomeni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button