Mediu: Shqipëria po shkon drejt një tiranie të butë. Jo opozitë e debatit, por nisma konkrete
Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka cilësuar alarmante situatën sa i përket eksodit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Republikane Mediu theksoi se kryeministri Rama për pushtet do të shkatërrojë edhe Shqipërinë.
“Rama ka deklaruar se për pushtet prish miqësinë. Shqipëria po shkon drejt një tiranie të butë. Qeveria duhet të kthehet në pozicionin kushtetues.”- u shpreh Mediu. Më tej ai theksoi se nuk nevojitet një opozitë e debatit por duhen nisma konkrete.
Me tej ai theksoi: “Kemi një rrezik në sfond dhe dua ta analizojmë, një kopjo e shëmtuar e asaj që ndodh në Maqedoni. Qeveria ka ngritur flamurin e nacionalizimit, dukë vënë në interes primar të ashtuquajturin interes kombëtar, në të njëjtën rrugë krejt të gabuar Rama kërkon ta marrë flamurin e nacionalizmit pa kuptuar rolin e vendit si anëtar në NATO, pa kryer detyrimet si kryeministër në qeveri brenda NATO. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm, Rama pretendon të bashkojë kombin, ndërkohë që ka ndarë shoqërinë në ekstreme, konflikt me opozitën dëshirën për të bërë pazare në vend të ndërtojë politikë të drejtë, duke ndërtuar mes medias një politikë të qëllimtë, që për çdo gjë që ndodh fajin e ka opozita dhe jo këta që kanë në dorë politikat, opozita ka zërin e shqiptarëve për të kërkuar atë që është e drejtë e ligjshme”-tha Mediu.
AGRON DUKA: MBESHTETESIT E MI TE VOTOJNE GRIDA DUMEN
Kandidati potencial për kreun e Bashkisë Durrës Agron Duka ka deklaruar sot se mbështet kandidimin e Grida Dumës dhe u ka bërë apel mbështetësve të tij që të votojnë të përzgjedhurën e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Republikane Duka theksoi se Grida Duma i plotëson kriteret e një fituese.