Meghan Markle thyen heshtjen për të atin pas akuzave tronditëse: Ja pse e mbajti larg fëmijëve

Meghan Markle ka thyer heshtjen për marrëdhënien e ndërprerë me të atin, Thomas Markle, duke zbuluar se vendimi për t’u distancuar prej tij lidhej me shqetësime serioze për sigurinë e fëmijëve të saj.
Deklarata e dukeshës së Sussex-it vjen pasi Thomas Markle është përfshirë në një hetim lidhur me pretendimet për posedimin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.
Akuzat u bënë publike pasi djali i tij, Thomas Markle Jr., pretendoi se kishte zbuluar materiale të tilla mes sendeve personale të të atit në Filipine dhe i ishte drejtuar autoriteteve.
Në një deklaratë për Page Six, Meghan zbuloi se kishte marrë dijeni për akuza shqetësuese ndaj të atit që në vitin 2018, kur një letër e dërguar në Policinë Metropolitane të Londrës dhe në njësinë për mbrojtjen e familjes mbretërore iu përcoll edhe asaj.
“Letra përmbante akuza shqetësuese dhe tronditëse ndaj babait tim dhe më ishte siguruar se ato po hetoheshin”, deklaroi Meghan.
Ajo theksoi se distancimi nga i ati dhe vendimi për të mos lejuar kontaktin e tij me fëmijët, Archie dhe Lilibet, kishin një arsye të vetme: mbrojtjen e tyre.
“Shpresoj që tani të kuptohet se çdo distancim nga babai im dhe vendimi im për të mos e lejuar të ketë kontakt me fëmijët tanë kishte vetëm një arsye: t’i mbroja ata”, u shpreh dukesha.
Meghan shtoi se shpreson që drejtësia të vihet në vend dhe se siguria e fëmijëve duhet të mbetet përparësia kryesore.
Meghan dhe Thomas Markle kanë qenë të distancuar që prej vitit 2018, kur ajo u martua me Princin Harry. I ati nuk mori pjesë në dasmën mbretërore, pas një periudhe tensionesh që u përshkallëzuan përpara ceremonisë.
Për vite me radhë, marrëdhënia e tyre e komplikuar ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, ndërsa Thomas ka folur vazhdimisht publikisht për të bijën dhe dëshirën për të pasur kontakt me të.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.