Tre protesta nesër në Tiranë, gazetarja: Pedagogët, studentët dhe PD-ja në tubim
Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme.
Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, protesta e parë do të nisë me pedagogët, të cilët do të mblidhen jashtë oborrit të Universitetit Politeknik në orën 10:00 dhe më pas pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, në orën 12:00, Partia Demokratike ka njoftuar gjithashtu protestën e saj kombëtare, e cila zhvillohet në mbështetje të studentëve.
Ndërsa në orën 11:00 ose 12:00 pritet të nisë protesta e studentëve të Mjekësisë të mbështetur dhe nga grupime të tjera studentësh, të cilët do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të tria protestat janë njoftuar të jenë paqësore, ndërsa të shtunën pritet të shihet se si do të zhvillohen protestat dhe çfarë dinamike do të marrin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.