☁️
Tiranë 9°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,778 ▲ +1.36% ETH $2,129 ▲ +2.06% XRP $1.4186 ▲ +1.88% SOL $88.7500 ▲ +1.91%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mehaj: Dronët Bayraktar, nuk janë pajisjet e vetme që ka Ushtria e Kosovës

Për armatimin e Ushtrisë së Kosovës me dronë luftarak Bayraktar TB2 ka shkruar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai thotë se prioriteti i tij si ministër ka qenë blerja e armatimit modern të teknologjisë së fundit, sipas standardeve të NATO-së.

 

“Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë. Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krah për krah gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhor”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Mehaj thotë se këto nuk janë pajisjet e vetme që ka FSK.

“Ne jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona. Projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcës tonë”, ka shkruar Mehaj, sipas të cilit, “FSK me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK dhe me pajisjet moderne që po sigurohen çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes”.

Republika e Kosovës, sipas Mehajt, duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO. “Detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.