Politika

MEI: Basha kërkon përfitime politike nga vdekja e minatorit të Munellës

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka dalë sot me një deklaratë për mediat në përgjigje të akuzave të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë për indiferencë dhe heshtje pas tragjedisë në minierën e Munellës një ditë më parë.

a-energji-gjiknuri-maqedoni-2Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpreh keqardhje për deklaratat e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili pa pritur hetimet për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në minierën e bakrit në Munellë, gjen rastin të spekulojë dhe përdorë politikisht çdo vdekje, pasi me të marrë njoftimin për aksidentin me pasojë vdekjen e minatorit Gjovalin Prenga, punonjësit e Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet dhe nxjerrë përgjegjësitë.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes së minatorit të vdekur, Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton se shumë shpejt RISHM-i do të publikojë rezultatin e hetimit dhe do të merren masat përkatëse për aksidentin. Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kujton opinionit publik se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale. Qeveria e mëparshme lëshoi mbi 1200 leje minerare pa pyetur për kriteret e sigurisë së punës për minatorët dhe as për të ardhurat në buxhetin e shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrise se Energjisë dhe Industrisë.

“Në vend që të heshtë për katrahurën që qeveria e tij ka lënë trashëgimi në industrinë minerare, kryetari i Partisë Demokratike zgjedh sot të spekulojë për përfitime të pastra politike”, thuhet në deklaratën e MEI.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button