Mélenchon synon largimin e Francës nga NATO, tërheqja pjesë e programit të tij politik
Partia e majtë franceze “Franca e Pabindur”, e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon, ka përfshirë në programin e saj zyrtar tërheqjen graduale të Francës nga NATO. Programi parashikon fillimisht largimin nga struktura e komandës së përbashkët të Aleancës dhe më pas tërheqjen nga vetë organizata.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, partia kundërshton gjithashtu kërkesën për rritjen e shpenzimeve ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mélenchon, i cili synon presidencën në zgjedhjet e vitit 2027, mbështet një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë dhe kërkon garanci të përbashkëta sigurie për Evropën.
Programi parashikon gjithashtu kontroll më të rreptë të industrisë së armëve, kundërshtim të garës së armatimeve në hapësirë dhe mbylljen e qendrës hapësinore të NATO-s në Tuluzë. Në garën presidenciale, Mélenchon po shfaqet si një nga kandidatët kryesorë të së majtës franceze, ndërsa qëndrimet e tij për NATO-n pritet të hapin debat të fortë politik në Francë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.