Mërgimtari nga Zvicra jep donacion, shkolla “Marin Barleti” në Gjilan bëhet me rrjet të kompjuterëve
Shkolla e mesme ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan është pajisur me sistem të ri të kompjuterëve.Shkolla prezantoi kabinetin e ri të IT-së, e kjo u bë falë një donacioni të Agon Behlulit, qytetari nga Zvicra i cili dhuroi mjetet që nxënësit të mësojnë me metoda efikase dhe me teknologjinë e fundit, shkruan Telegrafi.Në njoftimin e shkollës në rrjetet sociale thuhet se “falë donacionit të bashkatdhetarit Agon Behluli nga Zvicra, si dhe angazhimit dhe bashkëpunimit të drejtoreshës së shkollës, IAAP “Marin Barleti” në Gjilan tashmë ka një kabinet të pajisur me kompjuterë, duke krijuar kushte më të mira për mësimdhënie”.Një veprim i tillë padyshim që do duhej të ishte një model i mirë i investimi në vendlindje./Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.