Merkel: Aleanca me SHBA-në na detyron fokusimin te rreziqet e përbashkëta
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ripohoi aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe në marrëdhëniet mes të dy popujve, në një intervistë për televizioni gjerman, ZDF. Pyetjes mbi përgjimet, kancelarja iu përgjigj se “po punojmë së bashku në një raport shumë të ngushtë”. ”Bashkëpunimi ynë duhet të vazhdojë”, theksoi Merkel. “Ne nuk jemi në Luftën e Ftohtë dhe bota ka shumë rreziqe të tjera, ka Irakun, Afganistanin dhe ne duhet të përqëndrohemi te rreziqet e përbashkëta”, përfundon kancelarja gjermane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.