Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit
Optimizëm me rezerva
E harruar, e kaluar. Menjëherë pas krijimit tё qeverisё disa ministra gjatë ditëve tё fundit kanë vizituar Moskën. Tani kancelarja negocioi direkt me Putinin. E papritur po krijohet një lloj optimizmi i rezervuar. Me sa duket presidenti është dakord qё pas ndërtimit tё linjës gazsjellëse Nord Stream në Detin Baltik të lejojë transportimin e gazit rus përmes tubacioneve ukrainase. Kësisoj Kievi sërish mund të fitojё para në shuma miliardёshe.
Por sikurse ndodh rëndom gjërat nuk janë aq tё thjeshta sa nё duken: A është një deklaratë e tillё e mjaftueshme pёr qeverinë ukrainase? Kush mund tё japё garancitë përkatëse: qeveria ruse? BE-ja? Apo tё dyja bashkë? Edhe pas samitit gjermano-rus kёto pyetje mbeten tё hapura. Qeveria nё Kiev vazhdon tё jetё mosbesuese – nё sfondin e përvojave tё viteve tё kaluara – kjo është e kuptueshme. Por vetёm mosbesimi nuk është i mjaftueshëm pёr t’i zgjidhur problemet.
Ukraina duhet tё negociojё – me mbështetjen e Gjermanisë dhe tё BE-sё. E nё radhë tё parё, nё rast se Moska do tё jetё e gatshme tё bёjё lëshime nё marrёveshjen e Minskut. Putin e la kёtё tё nënkuptohet nё Soçi. Ka shumë mundёsi qё kancelarja dhe presidenti rus sё shpejti tё ritakohen, pёr tё negociuar një plan paqeje pёr Lindjen e Ukrainёs. Presidentёt e Ukrainës dhe Francës do tё jenё bashkë nё një tryezë me ta. Tё gjithë e dinё; sa mё shumë tё zgjasё konflikti aq mё e vёshtirё do tё jetё tё zgjidhet ai. Nuk ka asnjë altёrnativë ndaj procesit tё Minskut.
Po ashtu Merkel dhe Putin nuk shohin asnjë alternativё ndaj marrёveshjes atomike me Iranin. Tё dy vendet duan t’i përmbahen kёsaj marrёveshjeje, po ashtu si edhe europianët e tjerë dhe kinezёt – edhe pse sё fundi amerikanёt po e bojkotojnë atë. Nёse Uashingtoni vёrtetë do tё vendosё sanksione ndaj firmave tё huaja, qё vazhdojnë bizneset me Iranin, kjo mbetet tё shihet.
Ironi e historisë: dalja e Amerikës nga marrёveshja atomike me Iranin po i afrojnë edhe mё shumë europianët dhe rusёt. Madje: kërcënimet e Amerikës nё drejtim tё Teheranit po bëjnë qё të rritet çmimi i naftës nё mbarё botёn – pёr herё tё parё qё prej vitesh ai ka arritur mbi 80 dollarё pёr barrel. Kjo sjell para nё arkat e shtetit tё Rusisë. Edhe ky është një dёm kolateral i padëshiruar i politikёs sё jashtme amerikane me luhatje.
Listё e gjatë mosmarrëveshjesh
Askush nuk mund ta akuzojё Angela Merkelin, se i ka lёnё pasdore temat e pakëndshme pёr presidentin Putin. Ajo u shpreh qartë: kritikoi kufizimet e lirisë sё shtypit dhe përndjekjen e artistёve nё Rusi. Ajo kritikoi sulmet hacker ndaj Ministrisë sё Jashtme nё Berlin si dhe mbështetjen e Putinit pёr presidentin sirian Assad. Lista e pikave tё debatit është e gjatë. Megjithatë duket se kjo nuk e dekurajon kancelaren.
Sigurisht: mosbesimi reciprok mbetet. Katёr vitet e fundit Moska ka shkaktuar shumë dёme politike, qё do tё duhet kohë pёr t’i riparuar sёrish.