☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.25 ▼1.34%
ARI 5,014 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,050 ▼ -1.93% ETH $2,325 ▼ -1.38% XRP $1.5164 ▼ -2.99% SOL $94.4500 ▼ -1.02%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.25 ▼1.34 % ARI 5,014 ▲0.12 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.25 ▼1.34 % ARI 5,014 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Merkel flet për stabilitet: Zhvillim Ballkanit për t’iu afruar BE

Stabiliteti i Ballkanit perëndimor është stabilitet për ne, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në përfundimin e samitit të Triestes.

Ajo çfarë u nënkuptua në takimin e nivelit të lartë, mbajtur në një qytet që simbolizon një urë mes bllokut dhe rajonit, është se BE-ja do ta vërë në lëvizje këtë fundit për bashkëpunimin ekonomik, por kjo është edhe në vetë interesin e saj.

Rezultat i nismës madhore, pjesë e procesit të Berlinit të inicuar nga Merkel në 2014-n, është një zonë e përbashkët ekonomike, plane konkrete investimesh dhe projekte infrastrukture:

Bashkimi Europian po investon shuma të mëdha parash për të mbështetur ekonominë e Ballkanit dhe rrugën e tij drejt afrimit të mëtejshëm me bllokun.

Sipas ekspertëve, qëllimi parësor i një lëvizjeje të tillë është të zgjidhen konfliktet e të frenohet emigracioni i dhjetëra mijëra të rinjve dhe forcave të kualifikuara të punës. Flitet deri për një të ashtuquajtur “plan marshall”.

E një rëndësi kyçe në këtë kontekst është qëndrueshmëria ekonomike, e kjo në një kohë konfliktesh që po e pengojnë rrugën e Ballkanit drejt BE-së. Merkel këtë e di mirë.

“Stabiliteti në këtë rajon është stabilitet politik edhe për ne. Është detyra jonë e përbashkët të kujdesemi që këto shtete të kenë zhvillim të mirë dhe që hap pas hapi ato të mund të lëvizin në drejtim të BE-së”, tha Merkel.

Çështja e perspektivës së anëtarësimit duket se është lënë mënjanë. Ajo që dihet me siguri është se për disa kohë nuk do të ketë më anëtarësime të reja dhe mjaft ekspertë e shohin unionin ekonomik si një lloj ngushëllimi, apo siç e quante “DW”, “dhomën e pritjes për pranimin në klub”.

Vetë deklarata e komisionerit Johannes Hahn se po negociohet me Serbinë e Malin e Zi, ndërsa të tjerët janë larg, e dëshmon këtë mësë miri. Por bashkëpunimi ekonomik krijon besim të ri dhe kjo është e nevojshme në një rajon ende të pashkëputur plotësisht nga armiqësitë e së shkuarës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.