Bota

Merkel nis turneun në tri ish-republika sovjetike

Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi një turne triditor në Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan.

Ndalesa e saj e parë në rajonin e Kaukazit Jugor do të jetë në kryeqytetin gjeorgjian të Tbilisit, ku do të takojë kryeministrin Mamuka Bakhtadze dhe presidentin Giorgi Margvelashvili.

Gjeorgjia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Europian dhe NATO-s për mbrojtjen nga fqinji shumë më i madh i saj, ai rus.

Të premten, kancelarja pritet të shkojë në Armeni dhe më pas të vazhdojë ditën e hënë në Azerbajxhan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button