Merkel: Pjesa më e madhe e refugjatëve do të riatdhesohen për një periudhë afatmesme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se është rënë dakort për pjesën më të madhe të kontigjentit të refugjatëve që kanë mbërritur në Gjermani se do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, respektivisht për një periudhë afatmesme, sapo të mbizotërojë paqja në vendin e të ardhurve nga Siria.
“Ne shpresojmë që me vendosjen e rendit dhe paqes refugjatët do të kthehen në Siri, kur organizata e Shtetit Islamik do të rezultojë e humbur në Irak, ata do të kthehen në vendin e lindjes, plot shpresë të përftuar nga vendi ynë”, u shpreh kancelarja gjatë një kongresi në degën rajonale të partisë konservatore CDU-së, deklaratat e së cilës u publikuan nga agjencia e lajmeve DPA.
Kancelarja, e cila u hapi dyert vitin e kaluar një kontigjenti të paprecedentë azilkërkuesish, është bërë shpeshherë shënjestër e kritikave për këtë vijë të ndjekur prej saj, duke iu referuar refugjatëve të ardhur nga ish-Jugosllavia në vitet 90, shumica e cilëve rreth 70 për qind u kthyen në vendin e origjinës pas përfundimit të akteve të dhunës në vendet e tyre