Rajoni

Merkel të mërkurën në Beograd: Qëllim i vizitës pranimi i shtetit të Kosovës nga Serbia

Qëllimi kryesor i vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel të mërkurën në Serbi, është sigurimi i një bashkëpunimi për pavarësinë e Kosovës, shkruan agjencia ruse e lajmeve “Sputnjik”.

Kryetari i qendrës për alternativë strategjike, Aleksandar Mitiq, pret se do të vazhdoj presioni mbi Beogradin që edhe më tej të shtyjë poshtë vijën e saj të kuqe për çështjen e asociacionit të komunave serbe.

“Së fundmi Merkel është takuar me zyrtarë të Kosovës, por pa marrë parasysh atë se është biseduar rreth disa kushteve të përcaktuara nga Prishtina, mendoj se Prishtina dhe Berlini në mënyrë të shkëlqyer bashkëpunojnë dhe koordinojnë veprimet e tyre”, ka deklaruar Mitiq, transmeton lajmi.net.

Ai vëri në dukje se gjitha këto lëvizje janë koordinuar me Brukselin dhe Uashingtonin, me qëllimin e vetëm që Beogradi edhe më tutje të lëshojë pe.

Asociacioni i komunave serbe në vetvete është një kompromis mjaft problematik, nëse kujtojmë se cili është qëllimi i marrëveshjes së Brukselit. Ky është pranimi i njëfarë formë zyrtare dhe ligjore të pavarësisë së Kosovës, thotë Mitiq.

Ai ka theksuar se në këto momente për Berlinin është me rëndësi të përfundojë tregimi për asociacionin e komunave serbe, me qëllim që nga ajo strukturë të krijohet diçka që do të ishte vërtetë e zbrazët dhe pa kompetenca kryesore (ekzekutive).

Kryeredaktori i mendimit të ri serb për politikën, Xhorxhe Vukadinoviq, argumenton se është e rëndësishme vizita e Merkel para se gjithash për qeverinë aktuale, për shkak të kujtimeve dhe asociacionit nga vizita e kaluar e Merkel, e cila sipas shumë mendimtarëve në masë të madhe i kishte kushtuar mjaft qeverisë së Boris Tadiqit, për faktin se nuk ka qenë mjaft bashkëpunues, dhe nuk kishte përmbushur mjaftueshëm kërkesat e kancelares gjermane.

Presioni kryesor do të jetë që para vjeshtës të nënshkruhet ndonjë marrëveshje me Prishtinën. Veç po i shohim paralajmërimet në media se një marrëveshje është e mundur, pasi të dy palët kanë përafruar qëndrimet e tyre, ka deklaruar Vukadinoviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button