☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,285 ▼ -0.07% ETH $2,059 ▲ +0.09% XRP $1.3001 ▼ -1.15% SOL $79.7400 ▼ -1.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Merkel, Thaçit: Gjermania do të jetësoj zotimet e Konferencës për Ballkanin

merkel-tha-ccedil-it-gjermania-do-t-euml-jet-euml-soj-zotimet-e-konferenc-euml-s-p-euml-r-ballkanin_hdKryeministri në largim Hashim Thaçi, ka pranuar sot një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë takimit të Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014.

“Në vijim të nismës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014, sot pranova një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë atij takimi të frytshëm”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.

Nëpërmjet kësaj letre, ajo jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet evropiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.

“Dëshiroj ta falënderoj zonjën Merkel, në emrin tim personal por edhe në emër të Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë vendit tonë dhe mbarë rajonit. Unë jam veçanërisht mirënjohës për faktin që ajo vë theksin tek synimi politik i normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e siguroj që Kosova do t’u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut”, thuhet ndër të tjera në statusin e kryeministrit në largim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.