☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.16 ▲0.56%
ARI 4,675 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,312 ▲ +3.88% ETH $2,137 ▲ +4.94% XRP $1.3449 ▲ +3.46% SOL $82.0700 ▲ +2.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.16 ▲0.56 % ARI 4,675 ▼0.09 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.16 ▲0.56 % ARI 4,675 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Merren peng tre policë pranë kufirit në veri të Kosovës nga forcat speciale serbe

Tre policë në veri të Kosovës janë marrë peng nga forcat speciale serbe. Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre policët kufitarë janë marrë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit.

Sipas një media serbe bëhet fjalë për Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafa Shemin. Ata kanë publikuar foto dhe video ku shihen tre policët të çarmatosur të shtrirë në tokë, ndërsa më pas i marrin me makinat e tyre.

“Përveç armëve, me to u gjetën edhe pajisje vëzhgimi, radiokomunikime dhe harta. Fjala vjen, mediat e Prishtinës tashmë kanë nisur lajmin se forcat speciale të Kurtit janë rrëmbyer në territorin e Kosovës dhe Metohisë, por pala jonë ka prova të pakundërshtueshme se ata janë arrestuar në territorin e Serbisë qendrore”, shkruan media.

Sipas policisë së Kosovës, tre policët kanë qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Ata kanë njoftuar se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur,  ku janë nisur njësi shtesë të PK-së, të cilët sapo arritën kanë gjetur vetëm makinën e policëve.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka marrë peng 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës”.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”, shkruan ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.