Politika

Mesila Doda: Përballë Keti Bazhdarit, PD të kandidojë Voltana Ademin

Zgjedhjet në Shkodër

Deputetja demokrate shprehet se kjo garë mes femrash do të ishte shembulli më i mirë i politikës larg kriminelëve

Mesila Doda
Mesila Doda

Ethet e listave zyrtare të kandidatëve që partitë politike do u ofrojnë qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për 61 bashkitë e vendit kanë përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda, mundohet ta zhvendosë vëmendjen politike nga gara për bashkinë më të madhe e vendit, dhe përqendrohet te gara e pritshme për kryetarin e ri të bashkisë në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër. Duke u nisur nga zyrtarizimi i kandidaturës së të majtës në këtë qytet, deputetja demokrate shpreh dëshirën e saj për një përballje femërore në zgjedhjet e 21 qershorit, duke preferuar që nga kampi i djathtë, të jetë pikërisht deputetja e PD-së, Voltana Ademi, ajo që do të përballet me Keti Bazhdarin. “Meqenëse të gjithë po merremi me Tiranën, po mundohem të jap një opsion tjetër. Ka një kandidate grua nga e majta që ka dalë tashmë për Shkodrën, Keti Bazhdari. Do më pëlqente shumë që përballë të ishte një tjetër zonjë nga e djathta, unë do preferoja kolegen time, Voltana Ademi”, shkruan në komentin e saj deputetja demokrate. Përmes faqen së saj në rrjetin social Facebook, Doda thekson se në rast se mundësohet kjo garë mes zonjash, atëherë politika do të jepte shembullin më të mirë për një fushatë elektorale pa kriminelë dhe të fortë. Por edhe si një model për të treguar mënyrën sesi gratë dinë të bëjnë politikë. “Me këtë rast, do mund të jepnim shembullin e një fushate pa kriminelë dhe të fortë që përdorën dhe një model se si gratë dinë të bëjnë politikë dhe t’i shërbejnë komunitetit të tyre shumë më mirë se burrat politikanë”, shkruan Mesila Doda në komentin e saj të parë mbi kandidaturat e PD-së për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Ndërkohë, pas mbështetjes që ajo mori nga kreu i PS-së, Edi Rama, mbështetje e cila u pasua edhe nga ajo e LSI-së së Ilir Metës, kandidatja e mazhorancës që synon postin e  kryeqytetares së Shkodrës, prej 4 ditësh në shoqërinë e deputetëve të këtij qyteti, Namik Kopliku i PS-së dhe Agron Çela i LSI-së ka nisur fushatën e saj. Gjatë ditës së djeshme, që përkonin me ditën e Pashkëve, Bazhdari e shoqëruar edhe nga prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, zhvilluan një vizitë në famullinë e “Shën Shtjefnit” ku u pritën nga Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra. Në një prononcim të sajin për mediat, me nisjen e fushatës,  Bazhdari, thotë se e majta nuk do të dëmtohet në Shkodër me largimin e deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS-së. Sipas saj, e majta në këtë qytet ka një elektorat solid dhe me vlera, ka mjaft figura me integritet, profesionistë dhe përfaqësues për shtresa të tëra të elektoratit. “Nuk ka pse të dëmtohet nga largimi i asnjë individi”, është shprehur Bazhdari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button