☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,704 ▼0.36%
DOW 53,533 ▼0.07%
NASDAQ 26,371 ▼0.64%
NAFTA 83.14 ▼0.47%
ARI 4,502 ▼3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,597 ▼ -3.21% ETH $2,430 ▼ -3.08% XRP $1.3750 ▼ -5.46% SOL $103.2600 ▼ -5.07%
S&P 500 7,704 ▼0.36 % DOW 53,533 ▼0.07 % NASDAQ 26,371 ▼0.64 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,502 ▼3.47 % S&P 500 7,704 ▼0.36 % DOW 53,533 ▼0.07 % NASDAQ 26,371 ▼0.64 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,502 ▼3.47 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Meta dekreton 4 ligje: Krijojnë lehtësi për qytetarët në marrjen e shërbimeve

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve, që synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve.

Kështu, Meta ka dekretuar aktin normativ për ndryshimin e ligjit “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar’”. Po ashtu, ai dekretoi ligjin  “Për një shtesë në ligjin ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”.

Presidenti argumenton se të dyja këto nisma, si shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që u përfundon ky afat brenda vitit 2020, ashtu dhe lehtësimi nga detyrimi për shtetas të moshës mbi 75 vjeç për të rinovuar këtë dokument, përbëjnë një lehtësim më shumë për qytetarët në aplikimin dhe pajisjen me letërnjoftimin elektronik, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, si dhe reduktojnë kostot për të moshuarit.

“Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të informuar qytetarët mbi këto lehtësi”, u shpreh presidenti.

Meta dekretoi po ashtu ligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë””.

Edhe kjo nismë, sipas tij, lehtëson aplikimet e operatorëve ekonomikë, duke mundësuar marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikatave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve edhe përmes aplikimeve on- line.

Së fundi, Meta dekretoi edhe ligjin “Për disa ndryshime në ligjin  “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme””.

“Ky ligj ka shtyrë afatin për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në 31 dhjetor 2020.

Shtetasit apo subjektet juridike që për shkak të pandemisë, nuk kanë patur mundësinë të aplikojnë brenda afatit, tashmë u ofrohet edhe një hapësirë e re kohore për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut”, theksoi presidenti Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.