🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,598 ▲0.24%
DOW 52,256 ▲0.94%
NASDAQ 25,460 ▲0.09%
NAFTA 96.09 ▼7.71%
ARI 3,969 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,990 ▼ -1.27% ETH $2,253 ▼ -0.63% XRP $1.2383 ▼ -1.03% SOL $92.0600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,598 ▲0.24 % DOW 52,256 ▲0.94 % NASDAQ 25,460 ▲0.09 % NAFTA 96.09 ▼7.71 % ARI 3,969 ▲1.8 % S&P 500 7,598 ▲0.24 % DOW 52,256 ▲0.94 % NASDAQ 25,460 ▲0.09 % NAFTA 96.09 ▼7.71 % ARI 3,969 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Bajrami për buxhetin 2027: Rritja në letër nuk nënkupton rritje të mirëqenies

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke thënë se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor (BPV) nuk pasqyron gjendjen reale ekonomike të qytetarëve.

Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar se nga viti 2021 deri më sot çmimet janë rritur për rreth 34 për qind, duke argumentuar se, pavarësisht rritjes së të ardhurave në euro, fuqia blerëse e qytetarëve është zvogëluar.

“Rritja e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor në terma nominalë nuk e tregojnë realitetin ekonomik. Sot, mund të marrim më shumë euro, por blejmë shumë më pak se në vitin 2021. Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka lidhur mungesën e mirëqenies ekonomike edhe me emigrimin, duke pretenduar se rreth 250 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën që nga viti 2021.

“Fundja, sikur të kishte mirëqenie, nuk e kishin lëshuar vendin rreth 250 mijë qytetarë nga viti 2021”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Reagimi i saj vjen pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rritja ekonomike për vitin 2027 parashihet të jetë 4.2 për qind, ndërsa të hyrat buxhetore për herë të parë pritet të tejkalojnë vlerën prej katër miliardë eurosh./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.