Ekonomia

Meta dhe Haxhinasto inaugurojnë stacionin e trenit në Kashar

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto si dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka inauguruan të martën stacionin e ri të trenit, të vendosur në Kashar, ndërsa udhëtuan drejt Vorës me tren.

Kreu i Kuvendit, Meta gjatë fjalës së tij theksoi se është prioritet zhvillimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar.

Pas 22 vitesh rikthimi në udhëtimin me tren, Meta rikujtoi kohën kur shkonin në plazh ditën e djelë por ai vuri në dukje përmirësimin e kushteve, ndërsa përgëzoi Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, e ministrinë e Transportit për vërmendjen e kthyer për rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të transportit me tren për qytetarët.

DSC_0166“Është kënaqësi që po rikthehet vëmendja në rehabilitimin e transportit hekurudhor. Kushtet tashmë janë shumë komode dhe më të lumturit sigurisht duhet të jenë studentat nga Durrësi, si gjithmon por besoj edhe të tjerët të cilët do të ndjekin transportin hekurudhor, edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsye të kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme “, shtoi ai.

“Shpresojmë në rezultate të tjera të prekshme për hekurudhën, si ai i 2-fishimit të volumit të transportit të mallrave në 2014″, deklaroi Meta.

Por, tha Meta më tej, zhvillimi i sistemit hekurudhor, modernizimi i tij është prioritet dhe se pa të nuk mund të ketë një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë sonë dhe një faktorizim të shoqërisë në të gjithë zhvillimet rajonale.

DSC_0134“Është pozitive që është dyfishuar transporti i mallrave përmes sistemit hekurudhor gjatë vitit të fundit, por mundësitë janë shumë më të mëdha dhe jam i bindur që përpjekjet që po bëhen për ta lidhur më mirë sistemin tonë hekurudhor me rrjetin ndërkombëtar do të na ndihmojnë që Shqipëria të bëhet një faktor kyç për zhvillimin e rajonit dhe një korridor i rëndësishëm për transportin e mallrave por edhe të pasagjerëve”, deklaroi Meta.
Kreu i Kuvendit theksoi se është detyrë për kryetarin e ardhshëm të bashkisë dhe e ministrit të Transporteve zgjidhja për hapjen e stacionit të trenit në Tiranë. “Hekurudha është në drejtimin e duhur, por duhet të ecim më shpejt”, deklaroi Meta.

DSC_0072Ndërsa ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto informoi mbi nisjen e një projekti të rë e të rëndësishëm siç është ai i rinovimit të mjeteve për pasagjerët, me resurset financiare të vetë hekurudhës. Sipas ministrit Haxhinasto biletat në linjën Kashar-Durrës është 100 lekë, të cilën ai e cilësoi si kosto e konkurueshme që do të krijojë lehtësi edhe për studentët. Ministri informoi po ashtu se brenda vitit do të jetë gati edhe studimi fisibilitetit për linjën Tiranë-Rinas-Durrës dhe projekti për tërë rrjetin hekurudhor.

“Një konstruksion i cili është bërë me resurset e veta të Hekurudhës Shqiptare dhe ka kushtuar rreth 5 milion lekë” deklaroi ministri Haxhinasto ndërsa shtoi se me këtë investim që nuk është i madh mund të shikohet diferenca e madhe që ka sjellë , ashtu si dhe një cilësi shërbimi dhe me kosto tepër të ulët krahasuar edhe me flotat e tjera të transportit.

DSC_0079Sipas kreut të transporteve, kostoja e udhëtimit Kashar-Durrës me tren është 70 lekë dhe 30 lekë Tiranë – Kashar me autobus , që do të thotë një kosto shumë konkuruese për këtë segment të rëndësishëm që në fakt është më i rëndësishmi i rrjetit tonë hekurudhor.

Edhe ministri Haxhinasto e konsideroi si të domosdoshme ndërtimin e stacionit të trenit në Tiranë.

“Aktualisht stacioni i Kasharit është funksional, qytetarët mund të nisen nga stacioni i Kasharit. E kam thënë edhe herë tjetër është domosdoshmëri që të ndërtohet menjëherë stacioni i Tiranës, sepse kryeqyteti duhet ta ketë stacionin sa më afër qëndrës se tij. Sigurisht jemi pro çdo lloj zhvillimi tjetër urbanistik por stacioni i trenit duhet sa më afër qendrës së Tiranës. Në fakt kjo lëvizje ka qënë e pa menduar në kohë sepse ka sjellë një reduktim me 50% të numrit të pasagjerëve, të udhëtarëve që kanë përdorur transportin hekurudhor për qëllimet e tyre”, deklaroi Haxhinasto.

Ndërtimi i stacionit të Kasharit

DSC_0090Investimi i dhënë nga Qeveria Shqiptare për fillimin e aktivitetit të transportit të udhëtareve me Hekurudhë nga Durrësi në Kashar është 19.2 miljon lekë, nga të cilat vetëm 9 miljon lekë janë për ndërtimi e infrastrukturës së stacionit të udhëtarëve.
Investimet e kryera në stacionin Kashar janë pjesë e projektit të Hekurudhës Shqiptare për të patur akses në transportin hekurudhor në zonën perifike të Tiranës ku po zhvillohen tregje të veprimtarisë së biznesit vendas, të cilët do të transportojnë me hekurudhë shumë mallra dhe lëndë të pare. Rifillimi i aktivitetit te transportit hekurudhor te pasagjereve te stacionit Kashar dhe venia ne dispozicion te qytetareve mjete te transportit Urban nga Kashari ne Tirane krijon mundesine e transportit te qytetareve nga Durresi ne Tirane dhe anasjelltas.

Rinovimi i Lokomotives dhe dy Vagonave

E veçanta e investimeve të kryera për rifillimin e aktivitetit te transportit te udhetareve ne st.Kashar eshte se per here te pare ne investimet e sektorit hekurudhor eshte realizuar rikonstruksioni i vagonave te udhetareve dhe lokomotivave me teknollogji europiane.
Investimi per rikonstruksionin e dy vagonave se bashku me lokomotiven ka kushtuar 5.2 miljno leke dhe eshte financuar nga vete Hekurudha.
Vagonat kane kapacitet vende ulur 84 vende,jane shume komode si dhe jane te pajisur me banjo.
Ne te ardhmen Hekurudha Shqiptare do te vazhdoje rehabilitimin e 12 vagonave te tjere te inventarit te vagonave dhe lokomotivave te Operatorit te Transportit te Udhetarit.

Funksionimi i linjës

Fillimisht ne drejtimin Durres-Kashar dhe anasjelltas do te jene ne dispozicion 7 trena dhe nga stacioni i Kasharit do te mbërrijne dhe do te nisen trenat per ne drejtim te Librazhdit, Vlores dhe Shkodres.
Pozicioni i ndodhjes te stacionit te Kasharit do te mundesoje nga ana tjeter edhe levizjen e qytetareve te zones te Kasharit ne drejtim te Durresit sidomos ne periudhen e veres.
Hekurudha ka lidhur nje marreveshje me nje shoqeri te transportit urban e cila ne kordinim me orarin e nisjes te trenave nga Kashari ne Durres, do te nisi nga qendra e Tiranes, (prane Muzeut Kombetar) autobuza per ne stacionin e Kasharit dhe njekohesisht ne kthim do te transportoje me autobuz per ne qender te Tiranes udhetaret qe kane udhetuar me tren nga Durresi ne Kashar.

Avantazhet e linjës

DSC_0070Çmimi i biletes te udhetimit me tren eshte shume i volitshem per qytetaret pasi ato per te shkuar ne Tirane duhet te shpenzojne 70 leke per bileten e trenit deri ne Kashar dhe 30 leke per bileten e autobuzit Kashar – Tirane,pra 100 leke,ndersa per te udhetuar me autobuz per ne qender te Tiranes qytetari sot duhet te paguaje 160 leke nderkohe qe koha e udhetimit eshte pothuajse e njejte.
Perdorimi i trenit nga ana e studenteve te cilet udhetojne ne hekurudhe me abone eshte shume i leverdisshem per ta,pasi ato duhet te paguajne 565 leke per nje abone 10 ditore dhe 600 leke bileta autobuzi, nga 3200 leke qe duhet te paguajne neqoftese do te udhetojne me autobuuz nga Durresi ne Tirane per te shkuar ne shkolle.
Nga ana tjeter udhetimi me tren te krijon mundesine qe te perdoresh edhe bileten vajtje – ardhje e cila eshte 22% me e lire se bileta e vecante vajtje dhe ardhje.
Rifillimi i aktivitetit te transportit te udhetareve ne stacionin e Kasharit parashikon nje rritje te te ardhurave ne transportin hekurudhor te udhetareve prej 4 miljon lekesh ne vitin 2015 , nga 11.1 miljon leke te realizuar ne vitin 2014 ne krejt sistemin e transportit te udhetareve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button