☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.71 ▼0.82%
ARI 4,205 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,222 ▲ +1.48% ETH $2,463 ▲ +4.09% XRP $1.3427 ▲ +2.68% SOL $106.5500 ▲ +4.22%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,205 ▲0.84 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,205 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të mbyllura me xham gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke marrë si shembull rastet e Ilir Metës dhe Ilir Beqajt.

Sipas KSHH-së, një masë e tillë nuk përputhet me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, kur nuk mbështetet në arsye konkrete, që lidhen me sigurinë.

Nga monitorimi i kryer nga KShH rezulton se si Ilir Beqaj ashtu edhe Ilir Meta kanë qëndruar gjatë seancave në hapësira të izoluara me xham, çka mund të ketë vështirësuar komunikimin e tyre me mbrojtësit ligjorë.

Në lidhje me Erion Veliajn, KShH ka evidentuar se në procese të tjera ai ka qenë i ulur pranë avokatëve të tij, ndërsa në seancat e zhvilluara në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur në një strukturë të ndarë me xham.

Komiteti thekson se përdorimi i këtyre masave kufizuese duhet të justifikohet nga rrethana specifike, si rreziku i largimit nga drejtësia, mundësia e sjelljeve të dhunshme ose kërcënimi për mbarëvajtjen e seancës, dhe jo të zbatohet automatikisht vetëm sepse i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.