Politika

Meta: Fitorja në Bashkinë e Vorës do të jetë fitorja më e thellë në të gjithë Shqipërinë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral në Marikaj, pjesë e Bashkisë së re të Vorës, shprehu bindjen për fitoren e thellë të koalicionit të majtë dhe të kandidatit Luan Sallaku më 21 qershor, në këtë zonë.

“Ne do të fitojmë dhe fitorja në bashkinë e re të Vorës do të jetë më e thella në të gjithë Shqipërinë. Këtu ku mundësitë për punësim kanë qenë dhe janë të jashtëzakonshme, ashtu siç ju i keni produktet tuaja që prodhoni bio, edhe ne votat i duam vetëm bio në 21 qershor”, u shpreh kreu i LSI-së, ndërsa shtoi se votat e fitores do të jenë votat që kanë të bëjnë me një kontratë për të ardhmen e bashkisë së re të madhe të Vorës.

META-TAKIM-(2)“Ne nuk duam 4 vjet, ne duam të na provoni 2 vjet, deri në 2017. Nuk do të masakrohen më të gjithë ata që kanë investuar dhe që duan të investojnë në Vorë. Përkundrazi, të investojnë, por vetëm një kusht kemi ne për ata, që të parët që do të punësohen do të jenë nga komuniteti i Vorës. Ky është i vetmi kusht. Ne do të hapim shkolla profesionale. Edhe përsa i takon industrisë, edhe përsa i takon bujqësisë dhe agroturizmit. Në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të marrin formimin e duhur profesional për të bërë me aftësi një punë, e cila do t’u garantojë mirëqenien dhe begatinë e familjes”, tha Meta gjatë takimit.

Kryetari i LSI-së, shprehu besim se koalicioni i majtë do ta kthejë Vorën në modelin më të shkëlqyer në Shqipëri të transformimit, të ndryshimit dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Kandidati i majtë, Luan Sallaku i garantoi banorët e Marikajt dhe të gjithë Bashkisë së re të Vorës se punësimi do të jetë fokusi i axhendës së tij.

META-TAKIM-(13)“Punësimi është pika kyçe ku ne do të fokusohemi, që çdo familje në Marikaj dhe në Bashkinë e re Vorë të ketë mundësinë që të punësojë të paktën nga një person, duke siguruar të ardhura. Ne sot kemi 500 vende pune. Unë si kandidat dhe kryetar i ardhshëm i katër viteve do të jem mbështetja kryesore jo vetëm e Marikajt, por e gjithë komunitetit. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj më 21 qershor”,  tha z. Sallaku.

Ndërkohë, Kryetari i LSI më pas mori pjesë në Panairin e Agroturizmit në Kalanë e Prezës, pjesë e Bashkisë së re të Vorës. Në fjalën e tij, Meta shprehu mbështetjen për promovimin e këtyre produkteve dhe garantoi se në muajt dhe në vitet që vijnë, vëmendja dhe interesi i turistëve për kalanë e Prezës, por edhe për të gjithë bashkinë e re të madhe të Vorës do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button