Politika

Meta-Fleckenstein: Kuvendi, rol në mbarëvajtjen e bashkëpunimit politik

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë takimit në Tiranë me raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, bisedoi mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, me fokus të veçantë konsolidimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik në Kuvend.
Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-priti-Raportuesin-për-Shqipërinë-pranë-Parlamentit-Evropian-Knut-FleckensteinZyra e shtypit e Kuvendit njofton se kryetari Meta shprehu mirënjohjen e tij për përpjekjet e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të PE-së në mbështetje të dialogut politik dhe frymës së bashkëpunimit konstruktiv në Shqipëri.
Në këtë kuadër, kryeparlamentari vlerësoi rikthimin e opozitës në Kuvend gjatë muajit dhjetor dhe nënvizoi vullnetin për të mirëpritur një angazhim edhe më aktiv të të gjitha palëve politike, si dhe të shoqërisë civile e grupeve të interesit në funksion të përmbushjes së prioriteteve që kërkon integrimi evropian i vendit.
Raportuesi Fleckenstein u shpreh se përfundimi i bojkotit parlamentar të opozitës vlerësohet si një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare duke vënë në dukje se Parlamenti Evropian do të jetë gjithnjë pranë Shqipërisë për avancimin edhe më të shpejtë të procesit të integrimit evropian.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian  Knut Fleckenstein (1)
Në përfundim të takimit dy zyrtarët ndanë bindjen se Kuvendi ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e frymës së bashkëpunimit substancial politik në vend dhe në progresin e reformave madhore që nevojiten, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe strukturave të Bashkimit Evropian është thelbësor në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button