Politika

Meta-Hahn:Anëtarësimi në BE, projekt kombëtar strategjik

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, ku është shprehur se anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar strategjik.

Ky proces për presidentin meriton të gjithë angazhimin institucional dhe qytetar për plotësimin e 5 prioriteteve, zbatimi i të cilave do të sjellë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Presidenti Meta vlerësoi se lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, jo vetëm në funksion të vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit por edhe në një plan afatgjatë për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Meta kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në procesin e reformës në drejtësi, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë me shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button