Meta-Kahraman: Bashkëpunim i shkëlqyer ekonomik e politik mes Shqipërisë dhe Turqisë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës në Kosovë, ka takuar Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman në Prishtinë.
Gjatë takimit në Prishtinë, Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.
Duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet, u ripërsërit ftesa për një vizitë të Kahraman në Shqipëri.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit