Klopp ndihet i lehtësuar pas fitores së Dortmundit

Fitorja ndaj Hoffenheimit e ka gëzuar trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp. Ky i fundit thotë se tani ndihet i lehtësuar, nderkohe qe pranon se i pret punë e vështirë, shkruan gazeta Express.
Borussia Dortmund i është rikthyer fitoreve. Ekipi gjerman ka marrë tre pikë të arta në përballjen me Hoffenheim te premten ne mbremje, të cilin e mundi me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e javes se 14-te te Bundesligës.
Hero i ish-kampionit të Gjermanisë ishte Ilkay Guendogan, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 17-të. Ndersa Jurgen Klopp ishte shumë i lumtur me këtë fitore, e cila ia lehtëson presionin.
“Ishte një lojë vërtetë intensive dhe atmosfera ishte unike. Tani ndjehem i lehtësuar. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për më shumë fitore. Ne ende nuk kemi një numër të mjaftueshëm të pikeve, por tre në këtë ndeshje ishin maksimale”, ka deklaruar ai.
Pas kësaj fitore, Borusia Dortmund i ka ikur fundit të tabelës. Ata gjenden në vendin e 14-të me 14-të pikë.