Politika

Meta kundër Ramës për Jeruzalemin: Nuk më informuan për votën në OKB

Shqipëria votoi dje kundër propozimit për mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Pas votës kundër, në Tiranë shpërthyen kritikat kryesisht nga opozita, për votën kundër SHBA-së.

Nga ana e saj Qeveria reagoi përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme e cila u shpreh se qëndrimi është i njëjtë me atë të vendeve të BE-së.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga mediat mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB pohoi se: “Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.

Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara.

Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës“.

OKB ka votuar dje me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim projektrezolutën që rrëzon vendimin e presidenti Trump për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Shqipëria është rreshtuar krah vendeve që votuan kundër SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button