Politika

Meta letër Tajanit: Duam vëzhgues ndërkombëtarë nga Parlamenti Europian!

Në një përpjekje për të përmirësuar klimën e marrëdhënieve në vend kryetari i parlamentit dhe presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ka dërguar një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga ana e Parlamentit Evropian.

“Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’Ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga Parlamenti Evropian” shkruan zoti Meta.

Ai shprehet besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button