Politika

Meta-Lu: Forcim i pandalshëm i marrëdhënieve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Shqipëri.

meta-lu-1Foto-AKryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu vlerësimin e tij për miqësinë dhe aleancën e veçantë strategjike që ekziston mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe shprehu bindjen se përkushtimi dhe misioni i Ambasadorit Lu në Tiranë do t’i shërbejë forcimit të pandalshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve mike.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të SHBA z. Donald Lu. Fot Agim Dobi

Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë e çmon mbështetjen e SHBA në drejtim të forcimit të demokracisë, në kuadër të NATO-s dhe në operacionet e përbashkëta kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se Shqipëria do vazhdojë të mbetet një aleate e fortë e SHBA jo vetëm në rajonin e Evropës-Juglindore por edhe më gjerë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Tiranë dhe duke vlerësuar cilësinë e marrëdhënieve të ngushta mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe miqësinë mes dy popujve, theksoi se bashkëpunimi me Kuvendin do të jetë kyç për marrëdhëniet dypalëshe dhe për avancimin e Shqipërisë në axhendën e saj euro-atlantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button