Politika

Meta mbledh grupin parlamentar të LSI-së, Tavo: Ishte mbledhje rutinë

Një ditë përpara seancës plenare, ku priten debate lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi, kryetari i LSI-së Ilir Meta ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të LSI-së.

meta2Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa deputetët dhe ministrat e LSI-së nuk kanë pranuar të japin detaje rreth asaj që u diskutua në mbledhje. Deputeti Vangjel Tavo tha se ishte një mbledhje rutinë, në fokus të së cilës ishte rendi i ditës i seancës parlamentare të së enjtes.

Kryeparlamentari Ilir Meta u takua mëngjesin e të mërkurës në Kryesinë e Kuvendit edhe me Kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua pas situatës së krijuar nga akuzat e deputetit Tom Doshi, sipas të cilit Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi.

Ndërkohë prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për deklaratat e Doshit, duke i kërkuar deputetit të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në datën 6 mars në orën 10:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button