Politika

Meta në Prokurori, Berisha: Shkoi si Kryetar Kuvendi nga frika e tmerrshme që ka

Përsa kohë Meta paraqitet në Prokurori si kryetar i parlamentit, kjo dëshmon se nuk ka shpresa që drejtësia të zbardhë të vërtetën e akuzave të deputetit Tom Doshi.

BERISHAKështu deklaroi sot ish-Kryeministri Berisha, duke komentuar paraqitjen në Prokurori të zyrtarëve më të lartë të Qeverisë. Ndërsa, paraqitja e Ramës sipas tij, ishte për t’u thënë prokurorëve se nuk ka hetim, se atë e ka mbyllur Saimir Tahiri.

“Sot ndoqa në media sesi u paraqitën tek Prokurori i Krimeve të Rënda, ata që fshehën krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj me radhë, – tha Berisha. – Mendoj se paraqitja tek Prokurori i Përgjithshëm, i të akuzuarit kryesor, Ilir Metës, në cilësinë e Kryetarit të Parlamentit, dëshmon papërgjegjshmërinë e tij të lartë dhe frikën e tij të tmerrshme nga skenari që ka gatuar. Ai përdor postin e njeriut të dytë më të rëndësishëm të vendit për të mbrojtur aktet makabër që ka projektuar vetë.

Ilir Meta, siç e patë, sapo doli nga Prokuroria, kësaj radhe e harroi Shkëlzenin. Se dje u tha shqiptarëve se Shkëlzeni e filmoi videon e Dritan Priftit, por sot e harroi atë, se këshilltarët i thanë mjaft se e tepruam me të. Sot, ky deshi të shiste Tom Doshin si deputet të PD-së! Ky dritëshkurtër e qesharak beson se do të bindë njerëzit se Tom Doshi është konvertuar në demokrat dhe këtë akuzë po e bën si deputet i PD-së! Gjëja më qesharake.”

“Kurse, paraqitja e Ramës, – shtoi Berisha, – pasi u tha shqiptarëve mbrëmë në “Opinion” se s’ka hetim, se atë e ka mbylur Saimir Tahiri, tregoi se ndoshta shkoi t’iu komunikojë prokurorëve se Tahiri e ka mbyllur çështjen dhe ju s’keni çfarë të hetoni!Rama nga Prokuroria ia mbathi dhe ku shkoi? Ku shkoni, më thoni? Tek Saimir Tahiri, se do shkonte Saimiri mbrapa tij në Prokurori.”

I pyetur nga mediat nëse thirrur në Prokurori për akuzat e ngritura nga Doshi, Berisha tha se “mediat e kontrolluara nga Qeveria kanë hapur lajmin se Berisha është thirrur. Por, Berisha nuk është thirrur dhe s’ka asnjë ftesë. Pavarësisht nga kjo, dua të them se në çdo rast që do të thirret, do të paraqitet pa problem, sepse e kërkon ligji që kam votuar në Parlament e do të shkoj pa asnjë mëdyshe për çdo rast e problem.

Berisha shtoi në përfundim të fjalës së tij se “ky është një hetim i domosdoshëm për vendin. Unë, siç e dini, jam ndër më të parët që e kam denoncuar në parlament. Fillimisht unë e kam marrë vesh për Doshin; shumë vonë e kam marrë vesh variantin tjetër. Ky informacion nuk më ka ardhur nga mediat, por ju pyes: cili ka qënë shërbimi informativ më i shkëlqyer informativ i Berishës? Janë mediat, se ato janë më të informuarat. Unë ndjek mediat dhe ato që shkruhen nëpërmjet rreshtave.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button