Politika
Meta në SHBA: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, me interes strategjik
Gjat vizitës së tij në SHBA, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka patur një sërë takimesh dy palëshe me zyrtarë amerikanë. Gjatë takimit me kongresmenin Eliot Engel, është vlerësuar roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti.
“Shqipëria është partner luajal i SHBA-ve. Jemi me SHBA në përballimin e sfidave globale”, është shprehur Meta.
Në këtë takim u përshëndet nënshkrimi i MSA-së për Kosovës. Gjithashtu marrëdhëniet Shqipëri- SHBA janë me interes strategjik. Meta është takuar edhe me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, kongresmeni Ed Royce, dhe ish sekretarin e “Homeland Security”, Michael Chertoff.