Politika

Meta pas takimit me Kukan: Opozita e mirëpritur; të vendosur për gjithëpërfshirje

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit të hënën me eurodeputetin sllovak Eduard Kukan tha se opozita është e mirëpritur të kthehet në parlament, pasi tashmë janë plotësuar të gjitha kërkesat kryesore të saj, përfshi dhe ato që synojnë funksionimin më demokratik dhe transparent të parlamentit.
Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta1Në prononcimin e tij për gazetarët, Meta fillimisht vlerësoi angazhimin e europarlamentarit Kukan për të nxitur dhe inkurajuar dialogun në politikën shqiptare si një vlerë e domosdoshme për të ecur më shpejt në rrugën e reformave.
“Besoj se janë plotësuar të gjitha kërkesat kryesore të opozitës, si dhe çdo kërkesë e saj që synon një funksionim më demokratik dhe transparent të Kuvendit. Opozita ka qenë dhe mbetet gjithmonë e mirëpritur dhe ne jemi të vendosur për transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e mirëpritur në çdo moment për të përmbushur
rolin dhe funksionet e saj në parlament dhe do të shpresoja shumë që kjo të ndodhte para Krishtlindjeve”, u shpreh kreu i Kuvendit.(vijon)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button