☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▼9.53%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,900 ▲ +4.59% ETH $2,157 ▲ +5.59% XRP $1.4358 ▲ +3.96% SOL $91.5700 ▲ +6.51%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Meta për reformën në drejtësi: Kyçe dhe e pazëvendësueshme për të ardhmen

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, të kryesuar prej znj. Elly Schlein, Zv. Kryetare e Parë e Komisionit nga ana e Parlamentit Evropian.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Parlamentit Evropian në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi në veçanti rezolutën e fundit inkurajuese të Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

Fokusi i bisedimit ishte rritja e cilësisë së dialogut dhe bashkëpunimit politik me qëllim përmbushjen e të gjitha prioriteteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në këtë drejtim vëmendje e veçantë iu kushtua miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, të cilën z. Meta e konsideroi si kyçe dhe të pazëvendësueshme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe për mirëfunksionimin e demokracisë e klimës së investimeve në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.