Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për media në qytetin e Lezhës, pak pas publikimit të letrës për Presidentin e Komisionit të Venecias Buquicchi, flet për shkrirjen e parlamentit, ku shprehet se:
“Unë jam i bindur se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë që përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e kushtetutës , të shtetit ligjor, dhe njëkohësisht edhe të një dialogu i cili frymëzon një bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve dhe sidomos jep siguri për të rinjtë se e ardhmja është këtu”.