🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,734 ▼ -1.29% ETH $2,220 ▼ -0.53% XRP $1.3317 ▼ -0.97% SOL $82.3800 ▼ -1.94%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Meta pret delegacionin e Arabisë Saudite: Të forcohen marrëdhëniet ndërparlamentare

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një delegacion parlamentar të Arabisë Saudite të kryesuar prej Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy, Nënkryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë. Delegacioni shoqërohej prej Ambasadorit të Arabisë Saudite në Shqipëri Talat Salem Radëan.

IMG_2057Meta i uroi mirëseardhjen në Shqipëri delegacionit parlamentar nga Arabia Saudite duke vënë në dukje se kjo vizitë është dëshmi e vullnetit të qartë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera e vllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, Meta theksoi se shkëmbimet ndërparlamentare duhet të luajnë një rol edhe më dinamik për një të ardhme edhe më të frytshme, veçanërisht në drejtim të intensifikimit të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve saudite në Shqipëri e rajon.

“Kryetari i Kuvendit Meta, duke vënë në dukje rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare, përcolli përshëndetjet më të përzemërta për Kryetarin e Këshillit të Surës së Arabisë Sudite Dr. Abdullah Bin Mohammed Bin Ibrahim Al-Sheikh dhe ripërsëriti ftesën për homologun e tij të vizitojë Shqipërinë së shpejti.

Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy u shpreh se parlamentarët sauditë vlerësojnë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë duke nënvizuar se të dy Grupet Parlamentare të Miqësisë do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për forcimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh,”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe parlamentarët sauditë shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.