Meta pret ministrin italian: Të goditen nivelet e larta të krimit
Presidenti i Ilir Meta priti në një takim ministrin e Brendshëm italian, Marco Minniti, ku u ndal tek bashkëpunimi për çështje të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Presidenti Meta vlerësoi rolin vendimtar të Italisë dhe të Antimafias italiane në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe theksoi se Shqipëria është sot në një moment shumë të rëndësishëm për ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme e të qëndrueshme, larg burimeve kriminale.
Ministri i Brendshëm, Minniti e konsideroi të rëndësishëm bashkëpunimin mes agjencive të të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për vijimin e mbështetjes italiane në forcimin e fuqisë goditëse kundra trafiqeve të drogave, si dhe të kapaciteteve investiguese.