Politika

Meta reagim zyrtar për incidentin e Ersekës: Akt i papranueshëm, ndëshkim shembullor autorit

Kryetari i kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme gjatë tubimit elektoral të Partisë Demokratike. Përmes një njoftimi për shtyp të botuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Meta e ka dënuar ashpër ngjarjen dhe ka kërkuar nga organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme.

“Kryetari i Kuvendit, z Ilir Meta, pasi u njoh me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë, e dënon atë ashpër dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate elektorale qytetare.

Kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme.

Kryetari i Kuvendit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe forcave politike të përfshira në fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor, që të distancohen nga elementë që kërkojnë të shkaktojnë incidente e tension dhe të përqendrohen në debatin e alternativave mbi qeverisjen e re vendore, si shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve.

Kryetari i Kuvendit u kërkon strukturave të Policisë së Shtetit që me profesionalizëm dhe në zbatim me korrektësi të ligjit, të garantojnë qetësinë dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të parandalojnë e të mos tolerojnë asnjë akt që cenon mbarëvajtjen e fushatës elektorale”, thuhet në reagimin e kreut të Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button